U akuzua për 14 episode korruptive/ Dënohet me burg ish-inspektori i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

U akuzua për 14 episode korruptive/ Dënohet…

Ish-inspektori i Agjencisë së Trajtimit të Pronave,  Ilir Kapetani u dënua me burg nga Gjykata e Posaçme për akuzën e korrupsionit.

Ai doli këtë të mërkurë përpara Gjykatës, ku mohoi akuzat.

 Ndërkohë SPAK, dyshon se ai është i përfshirë në të paktën 14 episode korruptive, me trashëgimtarë të ish pronarëve, duke iu marrë shuma parash në kembim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin e pronës.

Personat e tjerë të përfshirë pretendojnë se janë mashtruar nga Kapetani, duke i dhënë shuma parash, por pa iu zgjidhur çështjet.

Ndërkohë dy shtetas janë lënë në masën arrest shtëpie dhe 6 të tjerë me detyrim për tu paraqitur, për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Vetë Kapetani akuzohet për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit