U akuzua për korrupsion por... Aida Hajnaj propozohet nga SPAK për në krye të BKH-së

U akuzua për korrupsion por… Aida Hajnaj…

U akuzua për mitmarrje, abuzim me detyrën dhe korrupsion me gradat e policisë, por duket se Aida Hajna nuk do të pësojë gjë….

Përkundrazi, ajo do të emërohet në krye të një institucioni mjaft të rëndësishëm, që në qendër do të ketë hetimin e figurave të larta politike.

Vetëm pak ditë më parë, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, gjatë një deklarate për mediat, tha se, Aida Hajna, Zv.drejtore në Policinë e Shtetit, pritet të bëhet drejtore e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Dhe pikërisht sot u bë siç tha Paloka, ku SPAK-u konfirmoi emrin e Aida Hajnas, si kandidate për t’u zgjedhur në krye të BKH-së.

Ky propozim erdhi pasi tre kandidatët e tjerë Ervin Hoda, Idajet Faskaj dhe Artur Beu, u s’kualifikuan nga ky proces.

Sipas SPAK, Aida Hajnaj, plotëson të gjitha kriteret ligjore dhe emri i saj i është dërguar KLP për votim.

Aida Hajnaj mban aktualisht detyrën e Zv.drejtores së Policisë së Shtetit.

Po ashtu, procesi i përzgjedhjes së emrit dhe propozimi i Aida Hajnajt, është monitoruar nga përfaqësues të SHBA-ve dhe BE-së.

Njoftimi i SPAK:

“Komisioni i Përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së ka përfunduar procesin e identifikimit të kandidatit më të mirë për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në përputhje me dispozitat e Ligjit nr.95/2016, për ‘Organizimin dhe funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organiziuar’ (SPAK).

Komisioni i Përzgjedhjes zhvilloi dy mbledhje në datat 24.07.2020 dhe 27.07.2020, në prani dhe të Komisionit të Pavarur të Rishikimit, i përbërë nga dy përfaqësues të Bashkimit Europian dhe dy përfaqësues të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Komisioni pasi shqyrtoi dokumentacion e katër kandidatëve që kishin ngelur ne garë, konkretisht. Z.Artur Beu, z.Ervin Hodaj, z.Idajet Faskaj dhe znj.Aida Veizaj, në raport me kriteret e parashikuara në nenin 34 të ligjit nr.95/2026, që duhet të plotësojë Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, pasi administroi dhe ‘Opinionin këshillues të Komisionit të Pavarur të Rishikimit’, bazuar në përcaktimet e neni 33/2 të ligjit nr.95/2016, vendosi që t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, emërimin e znj.Aida Veizaj, në pozicionin Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një mandat pesëvjeçar.

Në ditët në vijim do të njoftojmë datën kur Drejtori do të fillojë detyrën dhe kur do të nisë procesi i rekrutimit të hetuesve të BKH-së”.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit