U akuzua për mashtrim, Merjem Lumi heq shaminë dhe rikthehet si Maria

U akuzua për mashtrim, Merjem Lumi heq…

Merjem Lumi një figurë e njohur si një nga predikueset më të famshme të fesë islame, e njohur për publikun në rrjetet sociale, ka bërë sërish një bujë mediatike në rrjet.

Daljet e saj të fundit si një personazh komplet ndryshe nga se e njihte publiku shqiptar ka marrë vëmendjen gjerësisht në media.

Merjem Lumi është rikthyer me një rrëfim që përmbys çdo gjë që ajo ka predikuar për gati çerek shekulli.

Ajo shfaqet në një format pa shami, me tatuazh në trup dhe me një identitet të ri: Merjem tashmë ka vendosur të quhet Maria, emri që i kishte dhënë gjyshja para se të hynte në Islam. Pas 24 vitesh përkushtim fetar, ajo del përpara publikut jo si një “ish-teologe”, por si një njeri që po kërkon Zotin jashtë çdo dogme.

Ajo ka shpërndarë një video në rrjetet e saj sociale duke shprehur se: “Nuk jam kthyer e krishterë, por nuk jam më as ajo që kam qenë.”

Ndërkohë në rrëfimin e saj të fundit, Maria tregon se si, pas tërheqjes, ka kaluar një vit të mbushur me kriza identiteti dhe emocionale të rënda, depresion, vetmi dhe pyetje të dhimbshme që çdo besimtar mund t’i ketë menduar, por pak kanë guxim t’i thonë.

Kujtojmë se para një viti, ka qenë të shumtë ndjekësit e saj të cilët shpërndarë materiale duke e përfshirë në skandale për përfitime monetare të marra nga ana e saj padrejtësisht, dhe jo më larg se para pak ditësh ajo është përfolur sërish për veprimet që ka ndërmarrë duke hequr dorë si predikuese e fesë islame dhe duke u prezantuar në një formë të panjohur më parë nga ndjekësit dhe më gjerë.

Ajo përshkruan veten si njeri që ka bërë çdo gjë siç duhet e megjithatë Zoti nuk e ka mbrojtur,  për këtë arsye është shprehur se nuk jam më në asnjë lloj bindje dhe besim që unë kisha ndërtuar për gjithë këto vite.  

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit