U akuzua për ngacmim seksual të mbesave, 76 vjeçari shqiptar del para gjykatës dhe mohon akuzat. Prindërit e vajzave thanë se…

U akuzua për ngacmim seksual të mbesave,…

Pasi doli përpara gjykatës, burri 76 vjeçar me origjinë shqiptare i akuzuar se ngacmoi seksualisht mbesat e tij, doli përpara gjykatës së Selanikut, e cila vendosi ta linte atë në burg.

Në dosjen hetimore thuhet se i moshuari ka prekur në pjesën e gjoksit mbesën e tij 9 vjeçare, ndërsa akte të ngjashme kanë dëshmuar edhe tre motrat e saj, deri në moshën 16 vjeçare.

Në seancë, 76-vjeçari mohoi akuzat, duke pretenduar se ishte një “përqafim i ngushtë” që ai i bënte nipërve dhe mbesave të tij, pa qëllime erotike.

Në mbështetje të pretendimeve të tij, prindërit e vajzave të mitura dëshmuan, duke deklaruar se 76-vjeçari ishte një “njeri demonstrues” dhe shprehu dashurinë e tij në këtë mënyrë, e cila “keqkuptohej”nga disa!

Përmbajtja e dëshmive të të afërmve të tjerë të burrit të moshuar, të cilët ishin në gjykatën e Selanikut për ta mbështetur, ishte e ngjashme. Pohimet e mësipërme, megjithatë, nuk i bindën hetuesit dhe prokurorin, të cilët njëzëri vendosën në favor të ndalimit të tij paraprak.

Babai i nëntë fëmijëve

Sipas raportimeve, babai i moshuar i një familje të madhe me 9 fëmijë jeton në Shqipëri dhe muajt e fundit ka qenë në Selanik për të vizituar disa nga fëmijët që jetojnë në qytet.

Për shkak të kufizimeve të udhëtimit për shkak të korës, ai nuk ishte në gjendje të kthehej në vendlindje dhe qëndroi në Selanik.

Këshilli gjyqësor kompetent do të vendosë në një periudhë tjetër nëse do vendosë për gjykimin e tij pas marrjes në pyetje. /Panorama

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit