Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimet për Alda Klosin, ish-zyrtare në Ministrinë e Financave, si dhe për sanitaren Rozeta Dobi dhe djalin e saj, Havier Dobi.
Sipas vendimit të gjykatës së shkallës së parë, Alda Klosi u dënua fillimisht me 2 vjet e 6 muaj burg, por në bazë të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimi i saj u ul me një të tretën, duke e çuar në 1 vit e 8 muaj burg.
Vuajtja e dënimit për Klosin do të fillojë nga data e arrestimit, më 7 shkurt 2023.
Ndërkohë, Rozeta Dobi u dënua me 4 vjet e 8 muaj burg, ndërsa djali i saj, Havier Dobi, u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg.