
Ngjarja ndodhi pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Pjerin Xhuvani dyshohet se mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazmend Bardhi.
Gjykata ka vendosur shtyrjen e gjyqit ndaj Arber Paplekaj dhe të përfshirëve të tjerë në ngjarje. Mësohet se shkak është bërë mos njoftimi në kohë i avokatit të njërit prej të plagosurve Emiljano Prengës. Mësohet se as Paplekaj nuk ka qenë i pranishëm në seancën e sotme.