U akuzua se i hoqi prizën grekut të intubuar, reagon shqiptari: Unë nuk ngrihem dot nga shtrati

U akuzua se i hoqi prizën grekut…

Një ditë pas publikimit të lajmit se në një spital të Athinës, një shtetas shqiptar me inicialet M.S., 60 vjeç, i kishte hequr prizën aparatit të frymëmarrjes së shokut të dhomës, shtetasit grek 77-vjeçar, me inicialet S.E., vjen edhe reagimi i të akuzuarit.

Shtetasi shqiptar, në një intervistë telefonike për televizionin “Alfa”, i ka mohuar akuzat për vrasje.

“Cilat kabllo kam hequr? Unë nuk mund të ngrihem dot nga shtrati, si mund të heq kabllot?”, tha ai.

I pyetur nëse e shqetësonte zhurma, ai u përgjigj: “Jo, nuk më shqetësonte, unë po përpiqesha ta ndihmoja kur e pashë në atë gjendje. A jemi vrasës tani? A do të na vrisni? Mjekët po përpiqeshin ta ndihmonin dhe unë nuk e lëndova fare”.

Ndaj tij është marrë masa e arrestit dhe po mbahet me roje në spital, ndërsa mediat greke shtojnë se në të kaluarën ai ka pasur çrregullime të shëndetit mendor.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të datës 07.04.2021, në repartin 235, të klinikës patologjike të spitalit të Kryqit të Kuq, ku trajtoheshin pacientët me sëmundje të arterieve koronare. Të dy pacientët po trajtoheshin nga Covid-19.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit