U arratis me miliarda dollarë drejt Shqipërisë, arrestohet në Kosovë themeluesi turk i ‘Thodex’

U arratis me miliarda dollarë drejt Shqipërisë,…

Ka përfunduar në prangat e policisë 28-vjeçari turk Faruk Fatih Özer. Ky i fundit konsiderohej nga mediat turke si një prej mashtruesve me të mëdhenj. Özer. Është prangosur mbrëmjen e djeshme në Kosovë, teksa akuzohet se ka manipuluar rreth 400 mijë persona duke i marrë 2 miliardë dollarë.

Themeluesi i shkëmbimit të brendshëm të kriptomonedhave THODEX, është arrestuar pasi u largua nga Shqipëria. Özer u largua nga aeroporti i Stambollit, në një drejtim të panjohur por më pas u zbulua se ishte arratisur drejt vendit tonë.

I riu themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta të Bitcoin, por pasi u mori investimet nuk i lejonte më që të kishin akses në platformë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit