U arratis nga Greqia, arrestohet në Shqipëri përdhunuesi serial

U arratis nga Greqia, arrestohet në Shqipëri…

Spartak Dyrmishi ishte në kërkim pasi akuzohej për përdhunimin e dy gra në Greqi. 45-vjeçari u arrestua më Shqipëri dhe u identifikua nga shenja e gishtit.

Mediat greke raportojnë se lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Takis Theodorikakos.

Muaji i mbarë. Pas një hetimi metodik dhe identifikimit të autorit dhe me bashkëpunim të shkëlqyer me organet e sigurisë shqiptare, autori i dyshuar i përdhunimit të gruas në Paleo Faliro ndodhet në prangat e policisë greke”, shkruan Takis Theodorikakos në postimin e tij në Twitter.

Sipas informacioneve, Takis Theodorikakos ka biseduar tre herë me homologun e tij shqiptar duke kërkuar që të intensifikohen procedurat për gjetjen dhe dorëzimin e 45-vjeçarit tek autoritetet greke.

Autoritetet shqiptare e kanë identifikuar 45-vjeçarin nga shenja e gishtit të celularit dhe pasi e kanë arrestuar, në orën 2 të mëngjesit të sotëm ia kanë dorëzuar efektivëve të ELAS-it.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit