U arratis nga komisariati, arrestohet sërish 30-vjeçari Riljon Lala

U arratis nga komisariati, arrestohet sërish 30-vjeçari…

30-vjeçari Riljon Lala, i cili u arratis më 3 janar të këtij viti nga Komisariati nr.1, është arrestuar sërish ditën e sotme.

Policia bën të ditur se ai është kapur në në një banesë të cilën e kishte marrë me qira në zonën e quajtur ‘Ali Dem”.

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë

Kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari, që u largua nga ambientet e Komisariatit Nr.1, me datë 04.01.2021. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, organizuan punën dhe në lagjen e Ali Demit, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit R. L., 30 vjeç. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”, pasi me datë 02.01.2021, u kap në flagrancë nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1, duke qarkulluar me armë në lagjen e Ali Demit dhe më pas me datë 04.01.2021, duke goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë së Komisariatit Nr.1, u largua me shpejtësi nga ambientet e Komisariatit Nr.1 Tiranë. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore në ngarkim të shtetasit R. L.

Lala me origjinë nga Burreli, u arratis me 3 janar  nga ambientet e komisariatit numër 1 në Tiranë. Lalës, iu dha masa e sigurisë arrest me burg pasi akuzohej për armëmbajtje pa leje. Fillimisht ai u kap pasditen e 2 Janarit duke qarkulluar me pistoletë në zonën e Alidemit në Tiranë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit