U arràtis nga qelia në vitin 1997. Në listën e 50 personave më të kërkuar, arréstohet Fran Prendi

U arràtis nga qelia në vitin 1997.…

Fran Prendi 61 vjeç, lindur në fshatin Buhot të Pukës, është vënë në pranga nga njësia e posaçme e kërkimit “Fast”, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas njoftimit zyrtar, Prendi, i cili rezulton i dënuar me bùrg të përjetshëm, mësohet se është arréstuar në afërsi të pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit.

Fran Prendi është dënuar me bùrgim të përjetshëm më datë 5 prill të vitit 1994, pasi më datë 9 mars të vitit 1992 ka vrarë një person për motive të dobëta.

Ai ishte bùrgosur në bùrgun e Bënçës në Tepelenë, por me ngjarjet e vitit 1997, kishte arritur të largohej nga qelia.

61-vjeçari ishte në listën e 50 personave më të kërkuar që janë objekt i punës së kësaj njësie të posaçme ‘Fast’, për t’i kapur.

Njoftimi nga Pôlicia e Shtetit

Kapet në PKK Hani i Hotit dhe vihet në prànga një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar , i dënuar me bùrgim të përjetshëm për vràsje.

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Njësisë së Posaçme të Kërkimit “Fast” me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST, si dhe pas koordinimit të veprimeve me shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit u bë e mundur kapja dhe prangosja e 61 vjeçarit nga Fushë Arrëz, Pukë.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit në bashkëpunim me Njësinë e Posaçme të Kërkimit në Policinë e Shtetit dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e personit në kërkim ndërkombëtar.

Ky shtetas me vendim Nr 18, date 05.04.1994, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, është dënuar me burgim të përjetshem për veprën penale të “Vrasje me dashje për motive të dobëta”.

Dënimi i tij është bërë për arsye se me datë 09.03.1992, rreth orës 19.00, në vendin e quajtur tek rezervuari i qytetit Pukë, ka kryer krimin e vrasjes për motive të dobëta të një shtetasi.

Për këtë krim ky shtetas ishte arrestuar dhe ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Bënçës Tepelene por me ngjarjet e vitit 1997, është larguar nga burgu.

Falë bashkëpunimit të Njësisë së Posaçme të Kërkimit “Fast”, me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST, u mor infomacion për ardhjen e këtij shtetasi në drejtim të Shqipërisë , i cili në pikën e kalimit kufitar ka dhënë gjeneralitete të tjera me qëllim mos identifikimin, por është vënë në pranga pas verifikimeve të hollësishme.

Ky shtetas bënte pjesë në listën me 50 më të kërkuarit që janë objekt i punës së kësaj njësie të posaçme për ti kapur.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit