Ish kryetari i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj ditën e sotme është arratisur nga ambientet e Gjykatës së Apelit në Shkodër. Atij iu caktua dënimi për 3 vite burg.
Mësohet se ai është vetëdorëzuar në policinë e Lezhës. Frrokaj dhe 15 ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lezhës, akuzohen se kanë bërë tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.