U arratisën drejt një hoteli, 16-vjeçaret: Familjet tona grinden shpesh, donim t’ju jepnim një mësim

U arratisën drejt një hoteli, 16-vjeçaret: Familjet…

Zbardhet dëshmia e dy vajzave 16-vjeçare nga Tirana, të cilat u gjetën dje në një hotel në qytetin e Përmetit.

“Familjet tona grinden shpesh, disa herë na bërtisnin edhe neve. U zunë edhe natën e Vitit të Ri. Nga shtëpia kemi ikur me dëshirë. Donim t’u jepnim një mësim familjeve. Me vete kishim 400 mijë lekë të vjetra, janë kursime që i kemi mbledhur ne vetë. Deri në Përmet shkuam me makina dhe furgona të rastit. E njohim mirë atë zonë sepse është vendlindja e gjyshërve, kemi shkuar disa herë më parë për pushime. Kemi fjetur në disa hotele, na mbaruan lekët dhe kishim vendosur të ktheheshim dhe t’i tregonim policisë”, ka thënë vajzat para policisë.

Ndërkohë, në polici kanë mbërritur disa telefonata për vendndodhjen e vajzave. Njëra prej tyre ka qenë e pronarit të hotelit në Përmet.

Ai ka thënë se në biznesin e tij kanë shkuar dy vajza që nuk ishin të shoqëruar nga familjarët.

Dy vajzat u morën në pyetje në praninë e një psikologu dhe pasi janë takuar me familjarët në Tiranë policia i dërgoi në një qendër sociale pasi janë shprehur se kanë frikë të rrinë në shtëpitë e tyre.

Vajzat u larguan nga banesat e tyre më 1 janar, ndërsa u gjetën ditën e djeshme në qytetin e Përmetit./oranews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit