U arrestua brenda shtëpisë së barit në Angli, dënohet me burg shqiptari

U arrestua brenda shtëpisë së barit në…

Policia angleze ka arrestuar në një shtëpi bari shqiptarin Alger Çepele. Ai u kap u fshehur mes bimëve të kanabisit në një fabrikë droge në Wellingborough. Sipas mediave angleze arrestimi i shqiptarit erdhi pas një operacioni të kryer më 8 dhjetor nga Policia në zonë.

Oficerët, gjatë një kontrolli të shtëpisë gjetën Çepelen të fshehur në një dhomë gjumi me 304 bimët e kanabisit në gjendje të ndryshme rritjeje. Pas arrestimit të shqiptarit, në cilësinë e provës materiale Policia sekuestroi bimët e kanabisit.

Nëse do shiteshin në treg, lëndët narkotike do të kapnin vlerën e mbi 45 mijë paundëve. Ndërkohë përveç bimëve të kanabisit u sekuestruan gjithashtu tre telefona celularë, pajisje shoqëruese të nevojshme për të prodhuar bimën dhe një planifikues javor që përmban një orar të detajuar të ujitjes.

Çepele u dënua me 18 muaj burg ndërsa në dëshminë e tij ai tha se ishte i detyruar të punonte pasi kishte borxhe për të shlyer.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit