U arrestua brenda shtëpisë së barit, shqiptari: Më kërcënuan me familjen

U arrestua brenda shtëpisë së barit, shqiptari:…

Është arrestuar nga policia britanike një 26-vjeçar shqiptar. Feti Spahiu u kap duke rritur 200 bimë kanabis në një shtëpi në një zonë banimi në Newport. Shqiptari u burgos për 16 muaj dhe do të lirohet në gjysmë të dënimit ku më pas do të dëbohet.

Ai mbante rolin e kopshtarit dhe kishte shndërruar 5 dhoma të banesës në një fabrikë kanabisi. Pas arrestimit Spahiu u shpall fajtor për prodhimin e kanabisit dhe posedimin e pronave kriminale duke pasur 410 £ para në dorë.

“Ishte një organizim i sofistikuar me ventilim dhe ndriçim dhe i pandehuri ishte i vetmi person që u gjet në adresë. Ai i tha policisë se erdhi në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht me një gomone nga Franca në vitin 2022. I pandehuri jetonte në Londër përpara se të sillej në Newport gjashtë javë para arrestimit të tij,” u shpreh hetuesit Megan Jones.

“Ai luajti një rol të kufizuar nën drejtim. Ai ishte kopshtar dhe përdorej nga njerëzit më lart në zinxhir. I pandehuri është përdorur si emigrant i paligjshëm. Kur të lirohet, thotë se do të kthehet menjëherë në Shqipëri,” tha avokati.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit