U arrestua dhe e ndanë nga fëmija 8 ditësh/ Nëna: Nuk e dija për gjobën

U arrestua dhe e ndanë nga fëmija…

25-vjeçarja, Diana Bahçja, ka folur ne lidhje me dënimin e saj të papritur pak ditë më parë. Ajo u arrestua  nga policia duke e shkëputur nga djali i saj vetëm 8 ditësh, pasi gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër. Duke qenë se ajo nuk e ka paguar këtë gjobë, gjykata ia konvertuar një javë më parë, në 50 ditë burg.

Ajo është dënuar për braktisjen e një fëmije nga martesa e parë, por ajo mohon ta ketë bërë këtë gjë. Bahçja tregoi gjatë një interviste televizive  se nuk kishte dijeni për gjobën. Ajo tha se ata e thirrën për një deklaratë, më pas aty në komisariat i komunikuan dënimin.

Nuk e di, unë pres të lirohem që sot, po tani se di. Nuk kam qenë në dijeni fare për asnjë lloj gjëje, as për gjobë, as për burgim, për asgjë. Fillimisht më morën për një deklaratë, më pas më komunikuan dënimin me burg”, u shpreh 25-vjeçarja.

Ajo tregoi se është e rënduar për shkak të ndarjes nga foshnja, ndërsa pohoi se nga ana shëndetësore është mirë. Ndërsa për fëmijën e porsalindur po kujdeset babai Naim Bahçja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit