U arrestua në Holandë, Eljo Bitri autor i disa vrasjeve dhe "mik" i Nuredin Dumanit

U arrestua në Holandë, Eljo Bitri autor…

Ditën e sotme është vënë në pranga Eljo Bitri. I riu shqiptar u arrestua nga policia Holandeze i kërkuari nga policia shqiptare.
35-vjeçari u shpall në kërkim gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, operacion në të cilin ra në pranga i shumëkërkuari Nuredin Dumani.

Eljo Bitri, i njohur ndryshe me emrin Bledar Debrova, u përmend në dëshmitë e Nuredin Dumanit, teksa e cilëson atë si një prej personave që kanë planifikuar vrasjen e Sokol Sanxhaktarit.

Mbi Bitrin rëndojnë 7 akuza, mes të cilave vrasja e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt, Emiljano Ramazanit, Sokol Sanxhaktarit, sulmi me eksploziv i banesës së Talo Çelës etj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit