U arrestua nga policia në protestë, flet aktivistja: Jam dhunuar, në spital nuk kishin mjete të më mjekonin

U arrestua nga policia në protestë, flet…

Aktivitstja Ina Kurti, e cila u arrestua nga policia gjatë protestës në sheshin ‘Skënderbej’, shprehet se eshte dhunuar dhe se nuk ka marrë trajtimin e duhur në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Sipas saj doktorët nuk i fashuan dot dorën e dëmtuar për shkak të mungesës së mjeteve .

“Të dashuar miq, shokë ,familjarë dhe bashkëatdhetar. Ju faleminderit shumë për mesazhet. Sapo kam dalë nga Spitali Ushtarak ku më bënë vizitën, po s’më kanë matur as temperaturën, kam një djegie të brendshme, ishalla nuk është hemoragji.

Kam një dhimbje koke shumë të madhe.

Doktorët atje nuk kishin të gjitha mjetet për të më fashuar dorën e dëmtuar dhe më dhanë receta, pomada. Ishalla me kaq. Këtu mbaroi. Ju faleminderit shumë. Kam një shoqe që më ka ndihmuar t’u kthej përgjigje se mua nuk më shohin as sytë nga dhimbja e kokës. Mos u shqetësoni, faleminderit. ”- thotë Ina Kurti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit