U arrestua nga “Shpirti”, KLP vendos për fatin e prokurorit të Vlorës

U arrestua nga “Shpirti”, KLP vendos për…

Pas finalizimit të operacionit të koduar “Shpirti”, ku u kap prokurori i Vlorës Maksim Sota, i cili ndodhet në masën “arrest shtëpie”, KLP do të mblidhet sot për të vendosur për fatin e prokurorit. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mësuar vendimin e Prokurorisë së Posaçme, teksa deri në përfundim të hetimeve pritet që sot të pezullojë Sotën. Sota u prangos, ndërsa akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas prokurorisë Sota kishte jetuar dhe në një shtëpi me një nga trafikantët e prangosur si dhe ka ndihmuar kreun e grupit, Ilirjan Ducellarin (Zaimi), që të eliminonte problemet me drejtësinë. Sa i përket Sotës ai ka mohuar përfshirjen në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa pritet vendimi i KLP.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit