U arrestua një ditë më parë me bujë, por... 'Apeli' liron Agim Kajmakun

U arrestua një ditë më parë me…

Një proverb i vjetër shqiptar e thotë mirë: “Mos i qaj hallin kalorësit, pse i varen këmbët…”

Ky do t’i shkonte më mirë se askujt ish-kryebashkiakut socialist të Vorës, Agim kajmakut, i cili pa mbushur as 48 orë nga arrestimi me bujë, u lirua sot nga Gjykata e Apelit.

Kjo e fundit, e ka lënë ish-kryebashkiakun Kajmaku, vetëm me masën “Detyrim Paraqitje”, duke e juatifikuar këtë vendim me problemet shëndetësore që ka paraqitur socialisti.

Kajmaku i cili u arrestua dje nga policia me shumë bujë pasi ishte shpallur prej kohësh në kërkim, ishte paraqitur në një spital për probleme shëndetësore, pas 8 muajsh arrati.

 Vetë Prokuroria, konkretisht prokurorja Arta Marku, kërkoi zbutjen e masës së sigurisë për ish-zyrtarin e Rilindjes.

Kajmaku vuan nga disa sëmundje dhe kjo me sa duket, ka ndikuar në zbutjen e masës së sigurisë.

Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për Kajmakun, më 11 nëntor të vitit të kaluar, por që atëhere, Kajmaku nuk u duk më.

Në këtë mënyrë ai i shpëtoi uniformave blu për muaj me radhë,  deri mbrëmjen e së hënës.

Ai akuzohet për 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. “Falsifikim i dokumentave” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Por ajo që është ironike në gjithë këtë situatë, është fakti se shteti shqiptar arreston si të ishin kriminelë të rrezikshëm shumë qytetarë të thjeshtë, për vepra penale banale, dhe gjykata i kalb në burg.

Ndërsa për oligarkët dhe figurat e Rilindjes, edhe pse të akuzuara për korrupsion dhe abuzime, masat janë fare të lehta dhe madje “Arresti i Shtëpisë” ose “Detyrim Paraqitja” kthehen në pushime me 7 yje./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit