U arrestua pas plagosjes së dyfishtë te ish-Parku, Daniel Manushi emër i njohur për policinë

U arrestua pas plagosjes së dyfishtë te…

Daniel Manushi është shtetasi i cili u arrestua pasi akuzohet se është një nga autorët që plagosi dy të rinjtë gjatë ditës së djeshme te ish paku i autobuzëve në Tiranë, teksa është person me precedentë të mëparshëm penalë. Në nëntor të 2017 ai ka plagosur një efektiv policie të identifikuar si Ermal Bregu.

Në momentin e krimit, efektivi 33-vjeçar, Ermal Bregu ndodhej jashtë orarit të shërbimit, ndërsa ka hyrë në një nga lokalet në rrugën “Kongresi i Lushnjës”në Tiranë ku është përballur me Manushin. Ai e ka fyer duke e thirrur “spiun” për shkak të detyrës që ka.

Mes tyre në në atë kohë fillimisht nisi një përballje verbale dhe më pas fizike që ka vijuar në rrugë, ku Manushi qëlloi ndaj policit dhe u largua nga vendi i ngjarjes, për tu arrestuar në korrik të vitit 2018.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit