U arrestua pasi vuri tritol te Duka, 34-vjeçari shfaqet me djegie në dorë

U arrestua pasi vuri tritol te Duka,…

Arlen Hasanaj, 34-vjeçari i arrestuar si autor i dyshuar i vendosjes së tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, rezulton me një djegie në dorën djathtë.

I riu është djegur gjatë ndezjes së fitilit në momentin para se të hidhte kallëpin e tritolit në portën e jashtme të oborrit të Dukës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen 24 janarit në Durrës. Një ekspert i mjekësisë ligjore nga Tirana ka mbërritur në dhomat e paraburgimit ku ka marrë analizat nëse ka gjurmë baruti në dorën e djathtë të Hasanajt.

Ai u arrestua pasi shpërtheu tritoli, vetëm pak orë pasi u publikuan pamjet ku shihej një person që vendoste lëndën shpërthyese në derën e shtëpisë së kreut të FSHF-së.  Vetë 34-vjeçari ka mohuar të ketë gisht në këtë ngjarje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit