U arrestua për aferën e inceneratorëve| Lefter Kokës i nisin problemet me zemrën, shtrohet në spital

U arrestua për aferën e inceneratorëve| Lefter…

Para pak kohësh Prokuroria e Posaçme (SPAK) arrestoi ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Ai akuzohet për përfshirje në çështjen e inceneratorëve. Ministri Koka akuzohet për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”, teksa hetimet e SPAK kanë të paktën dy vite që kanë nisur. 

Ndërkohë ish-ministri i Mjedisit, është shtruar në spitalin e Burgjeve. Ai është shtruar në spital pas disa problemeve me zemrën, teksa ende nuk dihet gjendja aktuale e tij.

Kujtojmë se Koka akuzohet se ka marrë ryshfet prej 3.7 milionë euro (4.1 milionë dollarë), ndërsa rrezikon deri në 12 vjet burg nëse shpallet fajtor. Pritet që sot ish-ministrit t’i komunikohet masa e sigurisë pasi u arrestua pas muajsh hetim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit