U arrestua për atentatin ndaj Gentian Bejtjas, Valter Bami lirohet nga qelia

U arrestua për atentatin ndaj Gentian Bejtjas,…

Është liruar nga qelia Valter Bami. “I forti i Niklës” u arrestua që në datën 7 korrik 2023 pas atentatit në oborrin e shtëpisë së Gentian Bejtjas mesnatën e 4 korrikut, ku u ekzekutua kunati Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e tij të mitur, 10 dhe 13 vjeç.

Bami u arrestua për armë mbajtje pa leje, ndërsa Gjykata Penale e Tiranës caktoi ndaj tij ditën e sotme masën e arrestit shtëpiak. Gjykata zëvendësoi masën e sigurisë nga ajo e arrestit në burg me arrest shtëpie, pasi prokuroria nuk dorëzoi prova brenda afatit. Pas arrestimit, në korrik 2023, Bami deklaroi para hetuesve se ai dhe Sino kanë qenë kushërinj, dhe se ai nuk ka pasur asnjë lidhje me krimin.

Avokati pretendon se Valter Bami ka lidhje familjare me të ndjerin Sino, ndërkohë që momentin kur ka ndodhur vrasja, klienti i tij ka qenë në banesë, gjë e cila vërtetohet nga pamjet e kamerave të sigurisë të ruajtura në telefonin e tij, që i janë vënë në dispozicion prokurorisë

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit