U arrestua për Call Center-at në Shqipëri| Zbulohet emri i bosit izraelit

U arrestua për Call Center-at në Shqipëri|…

Finalizohet me sukses mega-operacioni, që ka çuar në arrestimin e 28 personave, përfshirë këtu edhe pronarin izraelit të një Call Center-i, Rafael Genish.

Mësohet se rrjeti i Call Center-ave që operonte në Shqipëri e kryesisht në Tiranë ishte bërë pjesë e një skeme mashtrimi në shumë vende të Evropës. Pre e këtij aktiviteti kanë rënë mijëra qytetarë evropianë. Sikurse dihet tashmë, atyre u është kërkuar që të investojnë në bursë. Pasi kanë plotësuar këtë “urdhër”, paratë e tyre janë zhdukur.

Padyshim që denoncimet kanë qenë të shumta, si nga autoritetet ndërkombëtare, po ashtu edhe nga qytetarë shqiptarë të cilët janë prekur direkt nga ky mashtrim. Në orën 14:30 pritet një konferencë nga policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit