U arrestua për favorizimin e ndërtimeve pa leje, lihet i lirë ish-shefi i Komisariatit të Sarandës

U arrestua për favorizimin e ndërtimeve pa…

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-shefin e Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari, i cili u arrestua në maj të këtij viti nën dyshimet për shpërdorim detyre dhe favorizim të ndërtimeve pa leje.

Me vendimin e Apelit, Bashllari është lënë në masën “detyrim paraqitje”, duke u liruar nga qelia dhe duke vijuar hetimet në gjendje të lirë.

Ish-drejtuesi i policisë u arrestua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), pasi dyshohet se, në kuadër të detyrës së tij, nuk ka vepruar siç duhet lidhur me kontrollet dhe procedimet për ndërtimet pa leje në zonat e Sarandës dhe Ksamilit.

Pavarësisht ndryshimit të masës së sigurisë, procedimi penal ndaj tij vijon dhe në këtë fazë bëhet fjalë për akuza dhe dyshime që do të duhet të provohen përpara drejtësisë.

Por vendime të tilla rikthejnë edhe njëherë pyetjen për mënyrën se si funksionon drejtësia në vend: a janë standardet e njëjta për të gjithë qytetarët?

Si shpjegohet që në raste ku dyshohet për shpërdorim detyre dhe favorizim të ndërtimeve pa leje, një zyrtar mund të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa qytetarë të zakonshëm përballen me masa shumë më të rënda për çështje që lidhen edhe me detyrime të papaguara apo shkelje të tjera?

A po krijohet perceptimi se drejtësia është më e ashpër me qytetarin e zakonshëm dhe më tolerante me zyrtarët?

Pyetjet mbeten, ndërsa drejtësia duhet të japë përgjigje me vendime të njëjta dhe të besueshme për të gjithë, pavarësisht statusit apo detyrës që kanë mbajtur.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit