U arrestua për grabitje në Itali, Muhamet Rrumbullaku përjashton efektivin

U arrestua për grabitje në Itali, Muhamet…

Klisman Nikolli, efektivi 27-vjeçar i arrestuar për grabitje në Itali është përjashtuar nga radhët e policisë së shtetit. Ky vendim u mor nga Muhamed Rrumbullaku.

Policia bën me dije se Nikolli kishte marrë leje për dy muajt e fundit të vitit për arsye shëndetësore, pa të drejtë page.

Sipas mediave, ai është pranuar në Policinë e Shtetit për shkak se është djali një dëshmori të policisë.

Përsa i përket shtetasit K. N., të arrestuar nga autoritetet policore italiane, tashmë ish-punonjës i Policisë, sqarojmë se pranimi i tij në Akademinë e Sigurisë, është bërë konform procedurave ligjore dhe se 27-vjeçari është djali i një dëshmori të Policisë”, thuhet në njoftim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit