U arrestua për kanabis, ndërron jetë në paraburgimin e Reçit 45-vjeçari

U arrestua për kanabis, ndërron jetë në…

Eduard Koka nga Lezha ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të premteje në paraburgimin e Reçit, ku po mbahej nga policia pasi ishte arrestuar në datën 3 prill.

45-vjeçari ndërroi jetë pasi kishte shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë. Mjekët e burgut i kanë dhënë ndihmën e parë në qeli, por për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar me urgjencën drejt spitalit rajonal të Shkodrës. Fatkeqësisht Koka ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve shëndetësore.

Eduard Koka u arrestua nga Policia e Lezhës, pasi gjatë një kontrolli fizik të ushtruar në lagjen ‘Gurra’ i është gjetuar një sasi kanabisi e ndarë me doza të cilin dyshohet se 45-vjeçari e kishte për ta shitur. Policia i kontrolloi dhe banesën lezhjanit, ku gjeti 7 maska që përdoreshin për qëllime kriminale, dy doreza grushti dhe 2 thika.

Ai po mbahej në paraburgim në pritjet të gjyqit për të vendosur dënimin pas arrestimit!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit