U arrestua për korrupsion, drejtori i policisë e kishte tualetin të larë në ar

U arrestua për korrupsion, drejtori i policisë…

Drejtori i policisë në Rusi, Alexei Safonov është arrestuar për akuzën e korrupsionit, ku në pranga ra së bashku me 30 vartës të tij.

Safonov drejtoi departamentin e policisë rrugore për territorin e Stavropolit në 2012. Gjatë një kontrolli në vilën e Safonovit, u gjetën porta të lara në ar, shkallët, dyert e deri tek tualeti.

Disa muaj më parë, Alexei Safonov u ankua se oficerët e policisë rrugore nuk mund t’i rezistonin tundimit për të marrë para nga drejtuesit e makinave që iu ofronin atyre ryshfet.

Kreu i policisë rrugore akuzohet se merrte rryshfet duke i dhënë leje false bizneseve, për të kaluar pa u kontrolluar në pika kufitare kamionë të tërë me grurë dhe material ndërtimi. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit