U arrestua për mashtrim/ Del nga burgu ish-drejtoresha e mjedisit, Vjola Sterjo 

U arrestua për mashtrim/ Del nga burgu ish-drejtoresha…

Ish-drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës është liruar nga burgu ditën e sotme. Bëhet me dije se Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë ka ndryshuar masë e dënimit për Sterjon, e cila u arrestua për mashtrim, në 27 Dhjetor të vitit të shkuar. Nëpërmjet avokatit të saj, ajo ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurimit nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.  

Kërkesa është pranuar nga Gjykata. Dhe me datë 8 Mars ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” , me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. 

Seanca është mbajtur pa prezencën e Sterjos, ndërsa gjykata ka zbutur masën e sigurisë ndaj saj, me arsyetimin e nevojës për kujdestarinë e dy fëmijëve të saj të mitur, 7 dhe 10 vjeç. 

Kujtojmë se, Vjola Sterjo u arrestua në Dhjetor për veprën penale të “mashtrim me pasoja të rënda”, pas denoncimit dhe hetimit disa mujor të prokurorisë, e cila dokumentoi se Sterjo kishte mashtruar disa biznesmenë në Korçë dhe Pogradec, duke iu marrë shuma të mëdha parash që fillonin nga 50 mijë Euro deri në 160 mijë Euro, duke iu premtuar që do t’iu siguronte subvencione nga AZHBR. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit