U arrestua për tjetërsim pronash, lirohet nga burgu ish-shefi i sigurimit në portin e Shëngjinit

U arrestua për tjetërsim pronash, lirohet nga…

Agostin Gjini, ish-shefi i sigurimit në portin e Shëngjinit, është liruar nga burgu, dy ditë pas arrestimit të tij. Mësohet se Gjykata e Lezhës ka dhënë masën “Detyrim Paraqitje” për Gjinin, i cili sot doli para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Gjini u vu në pranga më 27 mars. Arrestimi i tij erdhi pas gjashtë muajsh hetime nga ana e autoriteteve.

Sipas njoftimit të policisë, Gjini, gjatë kohë që mbante detyrën shef i sigurimit në portin e Shëngjinit, si përgjegjës i sektorit të arkivit dhe protokollit në ish-komunën e Shëngjinit, ka falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar një sipërfaqe toke në bregdet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit