U arrestua se braktisi fëmijën, Diana Bahçja: Nuk më lejojnë të takoj vajzën, kam 5 vite pa e parë

U arrestua se braktisi fëmijën, Diana Bahçja: Nuk…

Pasi u lirua nga burgu Diana Bahçja, e cila u arrestua 8 ditë pas lindjes sepse  ka braktisur foshnjën e parë, ka treguar historinë e vërtetë. Në një intervistë televizive ajo ka thënë se nuk e braktisi fëmijën, por se u nda nga bashkëshorti i parë, familja e tij nuk e lejoi më të takonte të bijën.

Nëna tregoi se ka 5 vite pa e parë fëmijën e parë, për shkak të marrëdhënieve konfliktuale me familjen e ish-bashkëshortit. Duke u shprehur se ky i fundit e dhunonte dhe nuk e lejon që ta takojë vajzën.

Jo s’ma kanë lejuar. Kam 5 vite pa e parë vajzën. Nuk kam pasur asnjë konkat me ish-bashkëshortin. Kam bërë tentativa për të takuar vajzën, kam shkuar deri tek shtëpia dhe nuk më kanë lejuar. Më kanë thënë vajza është e jona dhe nuk e kanë nxjerrë për ta takuar.

Kur është bërë gjyqi i divorcit kanë shkuar letrat te familja ime. S’kam ditur gjë për kallëzimin dhe për gjobën. Nuk e di kur është bërë kallëzimi, por nuk kam pasur asnjë njoftim për gjobën. Jam shumë e lumtur me familjen e re që kam krijuar. Kam shumë dëshirë për të takuar dhe vajzën e parë”, tha Bahçja.

Ndërsa kërkoi ndihmë nga mediat dhe drejtësia që të takojë vajzën e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit