U arrestua si bashkëpunëtori kryesor në atentatin ndaj prokurorit Ndoj, ja emri i 29-vjeçarit dhe roli që kishte

U arrestua si bashkëpunëtori kryesor në atentatin…

Ariol Halilaj, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës është 29 vjeçari i arrestuar sot nga Policia e Shtetit.

Ai është i akuzuar si një nga bashkëpunëtorët kryesorë të autorëve të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj disa muaj më parë.

Policia njoftoi se nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas është bashkëpunëtori kryesor i autorëve të ngjarjes, pasi pas braktisjes së mjetit nga autorët, ky shtetas ka larguar me mjetin e tij autorët e krimit nga vendi ku braktisën mjetin me të cilin kryen krimin.

Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit e kryer në rrethana cilësuese”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit