'U bë ciklon, varka u përmbys'/ Rrëfehet i mbijetuari: Djali u përpoq të shpëtonte mamanë, por...

‘U bë ciklon, varka u përmbys’/ Rrëfehet…

Janë 3 të mbijetuarit e incidentit në Himarë, ku një varkë peshkimi u mbyt si pasojë e një stuhie të papritur.

Ndërkohë apelit prej 4 personash, i mungon një grua, e cila ishte pjesë e ekujpazhit të barkës së peshkimit, për të ndihmuar familjen.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Himarë kanë arritur të shpëtojnë 3 persona, ndërsa gruaja rezulton akoma e humbur.

Tre nga shtetasit që ndodheshin në varkën që po mbytej, ishin anëtarë të së njëjtës familje.

Një nga të shpëtuarit Fatjon Resulaj, ka rrëfyer për “News 24” momentet e ferrit.

“U nisa në 6:00 sot nga Moli i Himarës. Ishte fillimisht koha e mirë, ndërsa për 10 minuta u bë ciklon me shi dhe përmbysi varkën.

Ne e pamë nga larg dhe ishte vonë. Ishim katër vetë. Ishte shoku im së bashku me djalin dhe nusen e tij. Zonja është e humbur dhe vazhdojnë kërkimet.

Pasi u përmbys anija, ne u mbajtëm tek anija fort. Djali u përpoq që të shpëtojë nënën, edhe ne, por situata ishte e rëndë shumë.

Kemi bërë 5 kilometra rrugë dhe donim që ta shpëtonim, por ishte shumë e vështirë, mund të na rrëmbente rryma edhe neve”,- tha i mbijetuari Resulaj.

/Burimi: News 24/Gazetaatdhu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit