U bë i gjallë pas 5 ditësh për shqiptarët në Kakavijë, Majko i 'Diasporës': Na ndihmoi... Janullatosi

U bë i gjallë pas 5 ditësh…

Pas 5 ditësh tortura të shqiptarëve që prisnin ditë e natë, në diell e temperatura të larta në pikën kufitare të Kakavijës, më në fund është zgjuar edhe ministri për Diasporën.

Ai që duhet t’i ketë në mbrojtje shqiptarët që jetojnë jashtë Atdheut, më në fund i erdhi goja.

Pandeli Majko, vetëm sot duket se paska gjetur kohë nga pushimet e tij, dhe këtë e ka bërë vetëm me një status në Facebook.

Ai shkruan:

Falenderim për të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare vecanërisht për trupën ushtarake dhe policore të angazhura në kufirin me Greqinë fqinje, nën drejtimin e kolegëve Olta Xhacka dhe Sandër Lleshi. Ndaj si më të vecantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ja kërkova kryepeshkopit Anasatas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt. Të tjerat, janë fjalë për “lugën” e atyre që dinë vec cfarë nuk duan.

Mesa duket, shpëtimi ka ardhur nga kryepeshkopi Janullatos.

Por, vetëm pas 5 ditësh Majko u kujtua të bëhet i gjallë, dhe për këtë shqiptarët e kanë ‘mbytur’ me komente negative në rrjetet sociale.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit