U bë ikonë e protestës së “5 Majit”, nënë Liza “përplaset” me Bushkën: Nuk trembem nga ti, jam malësore unë

U bë ikonë e protestës së “5…

Të gjithë e njohim nënë Lizën e cila u bë e njohur në protestën e “5 Majit”. Kjo e fundit kundërshtonte shembjen e banesës së saj në kuadër të projekteve të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ditën e sotme, nënë Liza së bashku me një grup banorësh të “5 Majit” kanë qenë të pranishëm në Komisionin e Ligjeve ku dhe kanë ngritur zërin për shqetësimet e tyre, të cilat lidhen me pronat.

Mirëpo, teksa nënë Liza po fliste mbi kërkesat e saj, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka është treguar e ashpër me të duke e pyetur për qëllimin e ardhjes së saj në komision.

Ndërhyrja e Bushkës ka bërë që nënë Liza t’i kundërpërgjigjet menjëherë Bushkës.

Pjesë nga debati:

Nënë Liza: E kam ditur se do vdes, por se do vij këtu, jo. Edhe po të isha në gjak do më kishin vrarë një njeri dhe jo 13 vetë të familjes. Veliajt i kemi thënë të vijë dhe të na caktojë një datë e një ditë e një kontratë të rregullt se ku do të marrim shtëpinë. Por s’ka pranuar të vijë. Bashkisë i kemi bërë thirrje të vijë. Për të më gënjyer s’më gënjen dot  as Veliaj as Rama. Ne duam shtëpi. Mos me e nxjerrë popullin jashtë. S’jemi serbë as në Afganistan… Çfarë po bëhet në këtë shtet a ka ligje, a s’ka ligje, a  ka njerëz a s’ka njerëz ne nuk jemi duke i dhënë dum. Me i përdorur njerëzit sikur po i përdor shteti jonë, e me i nxjerr jashtë. Unë ende fle në rrënoja. 3 kate shtëpi sot janë kasolla.

Bushka: Zonja Liza që t’ju dëgjojmë, na flisni për problemin tuaj, që t’ju dëgjojmë…

Liza: Kush është një prej jush që e jep shtëpinë. Ne duam drejtësi. Shtet s’ka, gjykatë s’ka. Ne s’kemi qenë çobanë, kemi qenë familjarë të rregullt, me taksa e të gjitha. Unë ia dua metrat shtetit një më një. . Unë i kam marrë te komshinjtë rrobat, ilaçet jo, lekët e bukës brenda. Turpi i botës për shtetin shqiptar. Ne kujtojmë se jemi duke hyrë në Evropë, por jemi duke hyrë në gropë me këtë shtet. Ku do shkojmë ne.

Bushka: Nëna Liza ke ardhur për politikë apo për hallin tënd? Të ngelemi te shqetësimi që keni

Nënë Liza: Prit, prit… Unë dua kontratën e rregullt… Unë do rri të vdes në rrënoja dhe s’dal nga shtëpia. Mos t’u vijë keq fare unë jam malësore dhe s’tremben as prej teje. 16 me 9 e kam tensionin tani. Duro njëherë, kryesorja se je grua. Unë i kërkoj kryetarit të bashkisë kontratën e rregullt, me vulë dhe firmë.

Lexo edhe: Nano përgjigjet për “5 Majin” dhe largohet nga Komisioni, banorët “ngrihen në këmbë”

Sot banorët e “5 Majit” janë thirrur në një seancë dëgjimore me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, drejtorin e Policisë së shtetit, Gledis Nano dhe Avokatin e Popullin lidhur me shembjen e banesave të tyre. Mungesa e kryebashkiakut ka sjellë pakënaqësi të opozitës dhe reagime të forta të banorëve. Por jo vetëm kaq, ata janë të revoltuar sepse edhe Nano u largua menjëherë pasi bëri një rezyme se çfarë kishte ndodhur sipas tij te “5 Maji”. Sipas Nanos, reagimi i efektivëve ndaj qytetarëve në ditën e prishjes së banesave, ishte në proporcion me reagimin e tyre. Një gjë e tillë kundërshtohet nga banorët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit