U birësua kur ishte 2-vjeç, babai i tij: Nuk kishte asnjë sëmundje

U birësua kur ishte 2-vjeç, babai i…

Lear Kurti 32-vjeçari ka qenë duke lëvizur me një makinë me mikun e tij pranë spitalit ushtarak. Sipas policisë në momenti që ai ka konstatuar patrullën ka vrapuar.

Babai i tij u shprej se ai e kishte birësuar Learin në moshën 2 vjeçare. Arian Isai( i ati) tha se ende nuk e ka parë trupin e pajetë ndërsa hodhi akuza të rënda ndaj efektivëve të policisë.

Gjatë një interviste ai u shpreh se djali i tij nuk ka patur asnjë problem shëndetësor.

Artur Isai: Nuk e kam parë trupin e djalit, Kam qenë gjithë natën jashtë morgut dhe sot dhe nuk më kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi.

Gazetarja: A të kanë kontaktuar autoritetet?

Babai: Cilat autoritete? Ato që e kanë mbytur?! Ku ka ktu shtet. Gjeta ata të shkb-së aty më thanë nuk dimë gjë, kur të bëhen ato… nga ora 10 ose 11 do të të themi.

Gazetarja: Të thanë çfarë ka ndodhur?

Babai: Jo s’më dhanë asnjë përgjigje.

Gazetarja: Ku ishte Leari?

Babai: Në rrugë të zotit ka qenë o motra ime. Nuk ka qenë asnjë person i rrezikshëm për ta trajtuar në ato lloj formash.

Gazetarja: A ka pasur djali yt probleme shëndetësore?

Babai: Jo asgjë. Djali ka qenë 2 metra si luan.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit