U cilësua si "Biri i Djallit"/ Babai braktis fëmijën e porsalindur

U cilësua si “Biri i Djallit”/ Babai…

Historia e një djali që ka lindur me një sëmundje të rrallë deformuese në kokë në Ruanda, në Afrikën Qendrore, por bën xhiron e medieve ndërkombëtare.

Daily Star shkruan se mamaja e fëmijës e lindur me deformim në kokë, Bajeneza Liberata, po kërkon dëshpërimisht që djali i saj të ketë kujdes mjekësor.

Nga ana tjetër babai e ka braktisur djalin, duke thënë se ai ishte ‘biri i djallit’ dhe nuk ka asnjë përgjegjësi për ta ndihmuar. Djali i saj duket se ka shumë dhimbje, por nuk iu ofrua asnjë mbështetje mjekësore nga mjekët.

Ndërkohë pas ndihmës së apeluar nga e ëma faqja e njohur e dhurimit “GoFundMe” tashmë ka nisur një fushatë për kujdesin mjekësor të fëmijës dhe janë mbledhur më shumë se 58 000 euro, të cilat i janë dhuruar tashmë.

Një person shkruan: “Grua e fortë, me shpresë se dashuria e saj do të përhapet dhe do të shkaktojë mrekulli në atë pjesë të botës dhe kudo që djali i saj bëhet i njohur.”

Fëmija me mamanë
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit