U cilësua si karikaturë, merret vendimi për shtatoren e Adem Jasharit në Prizren

U cilësua si karikaturë, merret vendimi për…

Shtatorja e Adem Jasharit që u vendos në Prizren më 28 Nëntor, ndërsa u cilësua si karikaturë, do të rimodelohet

Lajmi është konfirmuar nga menaxhmeti i “Abi Çarshia” në Prizren, pranë së cilës është vendosur shtatorja e Adem Jasharit.

“Do të largohet përmendorja e Adem Jasharit për rikonstruktim dhe rimodelim të saj për shkak të kritikave të marra. Besoj se me shumë gjasë nesër ose më së largu gjatë kësaj jave do të largohet”, kanë thënë ata.

Nga menaxhmenti kanë theksuar se e njëjta skulpturë do të rimodelohet dhe se kjo do të bëhet nga një skulptor tjetër. “Ky është vendim i përbashkët me skulptorin e kësaj vepre. Nuk dihet se për sa kohë do të përfundojë rimodelimi””, kanë deklaruar për klankosova.

Shtatorja e Adem Jasharit e vendosur më 28 Nëntor në Prizren u cilësua si karikaturë, pasi nuk ngjason me pamjen reale të komandantit legjendar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit