U deklarua se vrau veten, ndryshon rrjedha e tragjedisë ku ndërroi jetë 12-vjeçarja, prangoset xhaxhai

U deklarua se vrau veten, ndryshon rrjedha…

Ka ndryshuar dinamika e ngjarjes së rëndë ku si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka humbur jetën një 12-vjeçare në Shkodër ditën e djeshme.

Ditën e djeshme u raportua se 12-vjeçarja ka vrarë veten aksidetanlish, ndërsa policia sqaron se shtetasi i mitur E. Gj. aksidentalisht ka shkrepur armën në drejtim të motrës së tij, shtetases E. Gj., e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Policia ka arrestuar xhaxhain e 12-vjeçares, pasi akuzohet se mbate armë pa leje në banesë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Nga strukturat hetimore të Stacionit të Policisë Velipojë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 10.02.2021, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”(xhaxhai i 12 vjeçares)

Ky shtetas u arrestua pasi në banesë mbante pa leje një armë gjahu, me të cilën shtetasi i mitur E. Gj. aksidentalisht ka shkrepur armën në drejtim të motrës së tij, shtetases E. Gj., e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit