U dëmtua në ndeshjen kundër Teutës, zbulohet se sa do të mungojë Shkurtaj

U dëmtua në ndeshjen kundër Teutës, zbulohet…

Vasil Shkurtaj ka qenë shumë i pafat gjatë ndeshjes së djeshme, teksa pas vetëm dy minutash në fushë u detyrua të largohej prej një dëmtimi që pësoi.

“Panorama Sport” mëson se sulmuesi që ka shënuar 20 gola në kampionat deri më tani, ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë, e cila sipas të gjitha gjasave do ta lërë jashtë fushës për 3 javë, duke humbur kështu ndeshjen me Tiranën dhe jo vetëm.

Sulmuesi doli i përlotur nga fusha, duke përplasur edhe dorën te pankina. Abazaj i qëndron pranë, ndërsa menjëherë stafi mjekësor mori masa. Dje ka qenë si mallkim për sulmuesit e Kukësit, pasi edhe Gordon Kuper doli i dëmtuar nga fusha. Megjithatë, në krahasim me Shkurtajn, ganezi ka një dëmtim të lehtë.

Burimi: Panorama Sport | /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit