U dëmtua nga makineria e paketimit, ndërron jetë punëtori në Divjakë

U dëmtua nga makineria e paketimit, ndërron…

Një aksident në punë është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në një subjekt për paketimin e produkteve ushqimore në Divjakë, ku një punonjës 53-vjeçar fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Shtetasi I. L., 53-vjeç u dëmtua nga një makineri e subjektit ku punonte, duke ndërruar jetë rrugës për në spital. Fabrika ishte në pronësi të shtetasit me inicialet R. J., dhe aksidenti ndodhi rreth orës 10:00.

Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit