U dënua 34 vite për një krim që s’e kishte kryer, çasti kur 52-vjeçari doli nga burgu po bën xhiron e rrjetit

U dënua 34 vite për një krim…

Christopher Dunn nga Missouri, i cili kaloi më shumë se 30 vjet në burg për një krim që s’e kishte kryer, u lirua të martën pasi gjykatësi hodhi poshtë dënimin e tij për vrasje.

Dunn ka pohuar prej kohësh se nuk kishte gisht në vrasjen e Ricco Rogers-it, 15 vjeç, i cili u qëllua për vdekje më 18 maj 1990 teksa ishte ulur në verandën e shtëpisë. Ndonëse nuk kishin asnjë provë për këtë akuzë, ai u dënua për vrasje të shkallës së parë dhe u dënua me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht.

Midwest Innocence Project tha në një deklaratë: “Jemi të emocionuar që Chris-i më në fund do të ribashkohet me familjen e tij pas 34 vjetësh prapa hekurave për një krim që nuk e ka kryer. Mezi presim ta mbështesim atë teksa rindërton jetën e tij”.

Nëna dhe motra e Dunn-it kishin thënë se ai ishte në shtëpi me ta kur ndodhi vrasja. Dënimi u bazua në dëshminë e dy dëshmitarëve të rinj, 12 dhe 14 vjeç, që thanë se kishin parë të shtënat. Më vonë dëshmitarët hoqën dorë nga dëshmia dhe thanë se ishin detyruar nga prokurorët dhe policia.

http://

Tears…

This was the moment a US man was released from prison after serving a 34-year sentence for a crime he did not commit.

Christopher Dunn was convicted in 1991 for the murder of a 15 year old based on evidence from two boys, aged 12 and 14.

The two witnesses later… pic.twitter.com/GckY9sT4L2
— Misan Harriman (@misanharriman) August 1, 2024

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit