U dënua me 25 vite burg për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla, lirohet Denis Demirin

U dënua me 25 vite burg për…

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për Denis Demirin, personin që vrau biznesmenin Memli Begalla.

Denis Demiri është dënuar me 25 vjet burg për vrasje me paramendim në Shkallë të Parë, për ngjarjen e ndodhur në vitin 2018, mirëpo Gjykata e Tiranës vendosi të ndryshojë masën e sigurisë.

Sipas të dhënave në dosje rezultonte nga pamjet e kamerave të sigurisë se është gjendur në praninë e Ardian Serezit dhe personave të tjerë dhe prokuroria tha se përmes këtyre pamjeve filmike dhe qelizave telefonike se Demiri ishte përgjegjës për vrasjen e biznesmenit Begalla.

Ndërsa Serezi arriti t’ia hidhte drejtësisë në Shkallën e Parë duke treguar një video ku shfaqej në një xhami në zonën e Kombinatit duke u falur në kohën e vrasjes. Duke pasur problematika sa i përket provave në rastin e Serezit, gjykata vendosi ta kthejë dosjen në prokurori dhe jo ta pushojë çështjen dhe në këto kushte ai fitoi lirinë.

Gjykata e Apelit të Tiranës ka prishur vendimin e Gjykatë së Shkallës së Parë dhe ka vendosur të kthejë për rigjykim dosjen ndaj dy të pandehurve të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla në vitin 2018 në zonën e ish-Bllokut.

Për këtë argument Apeli urdhëron Shkallën e Parë të rigjykojë çështjen në muajin shtator, me një tjetër trupë gjykuese të paanshme dhe profesionale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit