U dënua me 3.5 vite burg, SHBA thirrje Rusisë: Lirojeni menjëherë Navalny-n!

U dënua me 3.5 vite burg, SHBA…

SHBA, përmes Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Rusisë të lirojë menjëherë liderin opozitar Alexei Navalny.

Blinken thotë se SHBA janë të shqetësuar për dënimin që Gjykata ruse i ka dhënë Navalny-t sot, me 3.5 vite burg për thyerje të dënimit me kusht në vitin 2014.

Ai madje kërkon që Navalny të lirohet pa kushte dhe jo vetëm ai, por të gjithë ata që janë ndaluar për ushtrim të të drejtave të tyre.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga veprimet e Rusisë ndaj Aleksey Navalny. Ne përsërisim thirrjen tonë për lirimin e tij të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar, si dhe lirimin e të gjithë atyre që janë ndaluar padrejtësisht për ushtrimin e të drejtave të tyre”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit