
Një adoleshente shqiptare ka humbur jetën në mënyrë misterioze në Greqi. ‘Newsit.gr’ raporton se 17-vjeçarja u dërgua me urgjencë në qendrën shëndetësore të Amfilochia nga babai i saj, por më pas humbi jetën.
Mësohet se ajo po udhëtonte me të atin nga Shqipëria drejt Greqisë, kur papritur u ndje keq në rrugë dhe humbi ndjenjat. Menjëherë babai e dërgoi me urgjencë në qendrën shëndetësore më të afërt. Por, mjekët thanë se ishte tepër vonë, pasi e reja ndërroi jetë.
Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në vdekjen e papritur të vajzës, por autopsia do të hedhë dritë mbi atë çka ndodhi.