U dërgua me ‘urgjencë’ tek Infektivi! Dritan Dajti ‘pozitiv’ me COVID-19, në duart e mjekëve tek QSUT-ja

U dërgua me ‘urgjencë’ tek Infektivi! Dritan…
Featured image of article: U dërgua me ‘urgjencë’ tek Infektivi! Dritan Dajti ‘pozitiv’ me COVID-19, në duart e mjekëve tek QSUT-ja

Dritan Dajti është infektuar nga pandemia e koronavirusit. Burime bëjnë me dije se 48-vjeçari është dërguar me urgjencë në repartin e spitalit Infektiv për të marrë ndihmë të specializuar nga mjekët.

Nuk dihet se përse Dajti nuk është mbajtur në spitalin e burgut për t’u kuruar nga pandemia, por është dërguar tek Infektivi. Gjithashtu deri më tani nga ana e zyrtarëve nuk janë bërë me dije detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Nuk dihet as si është infektuar Dajti, pasi prej kohësh vizitat në burgje ishin pezulluar për shkak të masave të marra për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit