U dërgua në spital për ndihmë mjekësore, vdes i burgosuri në Vlorë

U dërgua në spital për ndihmë mjekësore,…

Një 73-vjeçar i dënuar për veprën penale “Vepra të turpshme” ka ndërruar jetë sot në spitalin e Vlorës.

Sipas informacionit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20 dhe 73-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Por pasi ka mbërritur në spital ai ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale.

Autoritetet po vazhdojnë të mbledhin informacionet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 16.10.2024, rreth orës 09:20, në spitalin e Vlorës, ka humbur jetën shtetasi B. Ll., 73 vjeç, banues në Vlorë, paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale. 73-vjeçari ishte dërguar për ndihmë mjekësore në këtë spital, nga shërbimet e IEVP Vlorë, ku vuante dënimin për veprën penale Vepra të turpshme”.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit