Momente tmerri janë përjetuar nga një 86-vjeçare greke e cila u dhunua dhe u grabit nga një grabitës shqiptar. 40-vjeçari shqiptari ka hyrë në banesë orët e para të mëngjesit dhe e ka dhunuar barbarisht të moshuarën duke i shkaktuar të nxira në trup e fytyrë dhe e ka kërcënuar se do e vriste nëse do njoftonte policinë. Ai i ka marrë sendet me vlerë që e moshuara kishte në shtëpi.
“Dëgjoj grilat dhe shoh një djalë përpara meje. Ai ulet në shtrat dhe merr arin tim. E kthen shtëpinë përmbys dhe më thotë “Dua para dhe arë. Më thotë ‘kujdes, mos shko në Polici se nesër do të jem sërish këtu dhe do të të vras’. Unë i them ‘të lutem djali im, a ke nënë, a ke baba, largohu, të lutem.’ Ai donte të më shtrinte në shtrat. Kisha frikë se mos më vriste”, tha e moshuara.
Sipas mediave greke, pasi sulmuesi ishte larguar nga shtëpia, e moshuara e gjakosur shkoi në shtëpinë ngjitur, ku jeton vajza e saj për t’i treguar se çfarë kishte ndodhur. Aty, për fatin e saj të keq, ajo pa sërish grabitësin që kishte hyrë në shtëpi dhe po kërcënonte këtë herë vajzën e saj. Dy gratë pasi i kanë dhënë të gjithë arin që kishin në banesë, kanë lajmëuar Policinë. Disa orë më vonë, policia ka gjetur autorin dhe e ka arrestuar.
Ndërkohë sipas hetimeve rezultoi se ishte një person jo i panjohur për policinë pasi ishte arrestuar disa herë për vjedhje dhe shitje droge në Greqi, ndërsa në Shqipëri rezulton me precedentë të shumtë penalë. ,