U dhunua barbarisht, familjarët marrin të moshuarën, zbulojnë se nga çfarë vuan

U dhunua barbarisht, familjarët marrin të moshuarën,…

Ngjarja e sotme ku një e moshuar u dhunua barbarisht nga infermierja e qendrës së të moshuarve, ka tronditur mbarë opinionin publik. Sipas familjarëve, e moshuara vuante nga Alzhaimeri, dhe paguanin 650 euro në muaj për trajtimin dhe kujdesin ndaj saj. Vajza e të moshuarës, në gjendje të rënduar psikologjike dhe emocionale, ka reaguar menjëherë duke larguar nënën e saj nga qendra ku po dhunohej.

Aksioneri i shoqërisë Orenda ka reaguar i shokuar, duke thënë se punonjëset janë largur nga puna dhe se kërkon nga drejtësia që autoret e kësaj ngjarje të rëndë, të marrin dënimin e merituar.

Ju kërkojmë ndjesë për pamjet e rënda që na kanë goditur secilin! unë Anton Rasaj sot si aksionari me i madh ne shoqerinë Orenda në Pejë kam rastisur të jem këtu me familje. Me urgjencë kam marr veprimet personalisht!

Unë jam investitor, kursimet e fituara jashtë vendit me familje vendosem ti investojmë në vendlindje. kemi punesuar personel dhe jemi kujdesur që të krijojmë vende pune për bashkëatdhetar tonë dhe të kujdesemi që të ketë maksimalisht sjellje profesionale nga personeli në qendrën tonë, por ja që situata në fjalë na ka lanë pa fjalë dhe plotë mllef!

Na janë besuar prindër të familjarëve, për ç’ka ngjarja sot na ka lënduar shumë sa nuk gjejmë fjalë të shprehim këtë indinnatë. Nuk kam fjale ta pershkruaj se si jam ndjere kur e kam parë sjelljen e infermiereve.

Ju njoftoj se pa asnjë hamendje, menjëherë i kam larguar nga puna personelin në fjalë, kam kërkuar që me shpejtësi të veprohet, e për dëmin e shkaktuar nga ato do ti ndjekim përgjegjesit në procedura tjera ligjore po ashtu.

I ftoj organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre me efikasitet dhe që të njejtat të marrin denimin e merituar! I sigurojmë familjet dhe gjithë Ju se do të ndërmarim çdo veprim të nevojshëm!

E përsëris, më vjen shumë keq, e di që ky njoftim nuk ju heq dhimbjen secilit nga Ju, posaqerisht familjes së zonjës së rrespektuar, por Ju premtoj se do tē bëj gjithcka që është në mundësinë tonë!

Ndërkohë, menjëherë pas publikimit të videos, Aurona Pelaj, infermierja e cila dhunoi të moshuarën reagoi duke mos shprehur asnjë lloj pendese por duke e cilësuar dhe si një shaka nga ana e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit